Në një intervistë për emisionin “Log.” në News 24, kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, ka folur për pritshmëritë e Koalicionit për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Elbasanit, në kuadër të zgjedhjeve. Ai është shprehur optimist për një rezultat të barabartë me mazhorancën, duke theksuar se ASHM synon të fitojë 7 mandate në këtë qark.
Haxhinasto nënvizoi gjithashtu se, pavarësisht presioneve dhe frikësimeve që, sipas tij, ushtrohen mbi qytetarët dhe punonjësit e administratës nga ana e mazhorancës, entuziazmi i qytetarëve për ndryshim është në rritje. “Rrotacioni politik është diçka krejt normale në demokraci,” – theksoi ai.
Edmond Haxhinastio: Pavarësisht se ka presion nga shteti e maxhoranca në qarkun Elbasan, entuziazmi i qytetarëve është i madh. Ka frikësim të qytetarëve, veçanërisht ata që janë në administratë, që intimidohen. Ne synojmë që në Elbasan të kemi 7 mandate. Pra, që rezultati në Elbasan të jetë 7:7. Rrotacioni politik është diçka krejt normale në demokraci.