Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë për krijimin e dy realiteteve të ndara në Shqipëri, një për qytetarët e zakonshëm dhe një tjetër për elitën politike. Meta e ka cilësuar si problematike situatën ku qytetarët, që punojnë e mundohen për të paguar qiranë, e kanë të pamundur të arrijnë të blejnë një banesë, ndërkohë që, sipas tij, Kryeministri i vendit shijon luksin, duke konsumuar verë me çmim prej 33 mijë eurosh për shishe.
Meta ka theksuar se një ndryshim në këtë realitet është i domosdoshëm dhe deklaruar mbështetje për një fushatë që synon të adresojë problemet e strehimit për shqiptarët. Ai ka ftuar qytetarët të votojnë për koalicionin opozitar “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për të votuar personalisht për të, si kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, për të sjellë një realitet më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë shqiptarët.
Postimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Po po, ka dy realitete në Shqipëri.
Qytetarët e thjeshtë punojnë që të paguajnë qiranë e banesave se shtëpi nuk blejnë dot kurrë, ndërsa Kryeministri plaçkitës pi verë 33 mijë euro shishja.
11 Maji u jep fund këtyre dy realiteteve dhe me fitoren e opozitës, strehimi për shqiptarët do të jetë një realitet dhe jo një ëndërr e parealizueshme.
✅🗳 VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
✅🗳 VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë