Dështimi në Champions League ka vendosur jo pak në dyshim të ardhmen e trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti. Për këtë temë ka folur vetë Ancelotti, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Nuk ka asnjë konflikt me klubin dhe kush e thotë këtë gënjen: presidenti tregon më shumë dashuri në këto momente sesa kur fitojmë. Realiteti është se në këtë botë gjithçka vihet në pikëpyetje, qoftë edhe një klub që ka fituar në 30 vjet”.
“Liga e Kampionëve është kompeticioni më i rëndësishëm për të gjithë, është historia më e rëndësishme për Real Madridin, por nuk është e vërtetë që pjesa tjetër nuk llogaritet – tha trajneri italian në prag të ndeshjes së LaLigës -. Çfarë më lëndoi më shumë? Fakti që një klub që ka fituar gati 30 tituj në dekadën e fundit po vihet në pikëpyetje. Absurde”.