Napoli vuan por mund 0-1 Monzën. Në pjesën e parë, napoletanët ushtruan presion në portën kundërshtare, por nuk ia dolën dot që të shënojnë.
Për të ardhur te goli, Mc Tominay shfrytëzoi në maksimum një krosim të Raspadorit, për të dërguar topin në rrjetë.
Napoli ka 71 pikë, po aq sa Interi kryesues, por zikaltërit nuk kanë luajtur ende në këtë javë. Monza mbyll klasifikimin.