I ftuar këtë të shtunë në emisionin FitStation në News24 ishte presidenti i Federatës Shqiptare të mundjes, Sahit Prizreni.
Në një intervistë ekskluzive me moderatoren Çenkuela Hasa, Prizreni foli për objektivat kryesore në krye të federatës, reformat që synon të ndërmarrë dhe sfidat me të cilat përballet ky sport në vendin tonë.
Ai iu përgjigj pa hezitim edhe pyetjes nëse sporti në Shqipëri drejtohet më shumë nga politika sesa nga profesionalizmi, duke dhënë një panoramë të qartë mbi realitetin aktual dhe rëndësinë e një drejtimi të pavarur dhe të specializuar.
Moderatorja: Jo pak herë komentohet e diskutohet në vendin tonë që sporti drejtohet nga politika dhe jo profesionalizmi, e ke ndjerë këtë lloji presioni në krye të federatës?
Sahit Prizreni: Jam munduar mos ta lidh sportin me politikën edhe pse në vendin që ne jetojmë çdo gjë është e lidhur ngushtë me politikën.
Përsa i përket sportit jam i kënaqur sesi politika jonë i ka mbështetur arritjet tona. Mos harrojmë se kemi një ligj që u jep sportistëve një status në shoqëri, ai i gradave honorifike, mos harrojmë dietat, shpërblimet çdo gjë. Ndaj dua ta falenderoj kryetarin e bashkisë Veliaj, presidentin Begaj, ish presidentin Meta, kryeministrin Rama e shumë të tjerë për atë që kanë bërë për sportin shqiptar”- tha ai.
()