Flamurtari do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm. Goli i Ememe i dha fitoren vlonjatëve përballë Vorës në javën e fundit të Kategorisë së Parë.
Flamurtari rikthehet në elitë pas 5 vitesh. Dhe vërshëllima e fundit në Vorë ishte mjaft lehtësuese.
Të gjithë festuan në Vorë. Po ashtu edhe vendësit, shpalljen zyrtarisht kampion dhe ngritjen e trofeut, por ndërkohë festa sapo ka nisur edhe në rrugët e qytetit.