“Rama e kompani kanë grabitur 630 mln euro”/ Berisha akuza kryeministrit dhe Belinda Ballukut: Pse nuk i heton SPAK?

Kreu i PD Sali Berisha, pasi u la në “detyrim paraqitje” nga GJKKO për aferën “Partizani”, foli para mediave.

Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv kryeministres Belinda Balluku. Ai tha se Rama, por edhe Balluku kanë vjedhur miliona e miliona euro dhe sërish nuk hetohen. Ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë Ramën dhe Ballukun, në afera të ndryshme korruptive, ku sipas tij, janë përfshirë.

Sali Berisha: Edi Rama mori paratë e inceneratorëve. Ku kanë shkuar 80 milionë euro. Pse SPAK nuk heton Ramën dhe Ballukun për këto afera? Ku kanë shkuar 120 mln euro të Chek Up, kur analizat nuk bëhen, ku kanë shkuar këto para? 60 mln euro të korrupsionit të Llogarasë Balluku i ndau me Ramën apo i vodhi? Këto skandale kapin shumën e 630 mln euro të vjedhura nga Rama e kompani. Mos llogarisim këtu tokën që mori në jug të vendit, nuk janë llogaritur Sarajet e Surrelit e as Parku 3800 metër katrorë. Këto pyetje do marrin përgjigjen më të shkëlqyer më 11 maj, nga qytetarët me votën e tyre të lirë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook