Vdekja e Papa Françeskut ka sjell zi në të gjithë botën, mbi të gjitha në Itali. Papa Françesku e dashuronte futbollin, kishte një lidhje shumë të fortë me këtë sport. Në shumë ngjarje të mëdha sportive, Papa ishte i përfshirë duke mos fshehur emocionet e tij si tifoz. Ndarja nga jeta e Papës ka bërë që Lega Serie A të dalë me një vendim zyrtarë duke njoftuar se të gjithë ndeshjet e javës së 33-të, në program për t’u zhvilluar këtë të hënë janë shtyrë:
“Në vijim të ndarjes nga jeta të Papës së Shenjtë, të gjithë ndeshjet, në të gjithë Ligat, nga Serie A dhe deri te sektori i të rinjve janë shtyrë në një datë të papërcaktuar”, lexohet ndër të tjera në komunikatën e Serie A.
()