Interi arriti të fitonte me rezultatin 1-3 në Sardenja ndaj Kaljarit, falë dopietës së Lautaro Martinezit dhe një goli të Mateo Darmian.
Ishte ky i fundit që hapi shifrat me një realizim mjaft të bukur me kokë në minutën e 25′, më pas me fillimin e pjesës së dytë u shënuan dy gola “rrufe” për secilën skuadër.
Ishte Lautaro Martinez, i cili i dha avantazhin e dyfishtë të zikaltërve në minutën e 51′ dhe pas 3 minutash ishte Likojanis, i cili ngushtoi diferencat.
Goli i tretë për Interin erdhi sërish nga sulmuesi argjentinas Lautaro ku shënoi dopietën e tij personale në të 84′ minutë.
Sipas asaj që raporton faqja e njohur e statistikave “OPTA Paolo”, Lautaro Martinez hyn në historinë e Interit, teksa bëhet futbollisti i gjashtë ku ka shënuar të paktën 20 gola në një sezon të vetëm të Serisë A përpara se të mbushë 25 vjeç.
Para tij kanë qenë Xhuzepe Meaca, Stefanio Niers, Antonio Anxhelilo, “Fenomeni” Ronaldo dhe Mauro Ikardi.
Një rekord i veçantë ky për 24-vjeçarin argjentinas, i cili aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën zikaltër në Serinë A është aktivizuar në 34 ndeshje duke shënuar 21 gola dhe duke dhuruar dhe 3 asist për shokët e skuadrës.
20 – Lautaro Martínez è diventato il sesto giocatore nella storia dell’Inter capace di mettere a segno 20 gol in una singola stagione di Serie A prima di compiere 25 anni, dopo Giuseppe Meazza, Stefano Nyers, Antonio Angelillo, Ronaldo e Mauro Icardi. Stelle.#CagliariInter pic.twitter.com/83CpDNVPXm
— OptaPaolo 🏆 (@OptaPaolo) May 15, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…