Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, lëndohet nëna e saj

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Pogradec-Korçë” ku një 27- vjeçare duke drejtuar automjetin tip “Ford”,  ka humbur kontrollin mbi mjetin e saj, duke dalë nga rruga.

Si rezultat i aksidentit, drejtuesja e automjetit,  si dhe nëna e saj, e cila ishte pasagjere, kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar për mjekim në spital.

Fatmirësisht, të dyja janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim të nevojshëm mjekësor.

Njësia hetimore përkatëse ka nxjerrë grupin e hetimit për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë aksident.

Njoftim:

Pogradec/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook