Ndeshja mes Kastriotit dhe Teutës u gjykua nga Kreshnik Bajramaj. Loja pati disa momente të diskutueshme, me të dyja skuadrat që protestuan.
36’ Jazxhi dhe Ivanoviç ndërhyjnë në zonë ndaj Ajazit. Sulmuesi i Kastriotit rrëzohet dhe kërkon penallti. Moment i dyshimtë, pasi Jazxhi e tërheq nga krahu sulmuesin, por arbitri vijon lojën, ndërsa edhe sistemi VAR nuk ndërhyn.
78’ Ndërhyrje e ashpër e Selmanit kundër portierit Qirko. Kryesori e fal sulmuesin e krutanëve, duke mos e ndëshkuar me të verdhë, që do të ishte i dyti për mbrojtësin e Kastriotit dhe automatikisht i kuq.
90+2’ Arbitri heziton të ndëshkojë me kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuq mbrojtësin e Kastriotit, Rami, i cili bën dy faulle radhazi ndaj Grudës, që ishin të ndëshkueshëm.
Arena e Lajmit
Loading…