Mes Barçës dhe La Liga-s nuk ka paqe, kjo pasi palët janë përplasur edhe një herë për shkak të kalendarit. Ekipi i Hansi Flick është i detyruar të luajë kundër Valladolid të dielën në orën 14, ndërsa më pas do të bëjë llogaritë me Inter, të martën më 6 maj.
Ekipi blaugrana iu drejtuar La Liga-s me një shkresë zyrtare ku i kërkonte të ndryshonte datën dhe orarin e këtij takimi, të mos luhej të dielën, por të shtunën në orën 21, kjo për arsye që të kishte pak më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur sfidën e parë kundër Inter në Champions.
Mundo Deportivo ka zbuluar se La Liga nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë nga ana e klubit blaugrana duke lënë në fuqi orarin zyrtar, kjo pasi ekipi i Barcelonës është njoftuar për programin e këtij takimi që më datë 7 prill, por nuk kishte asnjë pakënaqësi, apo ide për të ndryshuar datë dhe orarin.
()