Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare. Disa prej tyre krijim i Soros dhe Veliajt për…

Sekretari i Përgjithshëm në PD, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Open” në News24, i pyetur se pse PD nuk arriti ti mblidhte të gjitha partitë opozitare në një koalicion të përbashkët, u shpreh se ai ka qenë kundër përfshirjes së gjithë partive, por ka qenë Berisha që ka insistuar të jenë pjesë e koalicionit.

Noka tha se ai ishte i bindur se disa prej tyre ishin krijime të Soros dhe Veliajt, dhe kjo ide u përforcua kur ata refuzuan të jenë në koalicion me PD në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Flamur Noka: Kam qenë kundër ti shtrinim dorën të gjithë partive, pasi isha i bindur se disa prej tyre ishin krijuar nga Veliaj e Rama. Por Berisha i coi mesazh të gjithëve.

Kur ata kanë refuzuar vërtetuan informacionin që kisha unë. Nuk ka të djathtë që nuk votojnë Erionin në miniaturë që është krijuar nga Soros e Veliaj për të bërë opozitën e opozitës.

“Pengu”, ushqehet me para nga Rama për ti bërë opozitë opozitës. Agron Shehaj i ndërtoi vilën Ajolës, gruas së kryebashkiakut Erion Veliaj.

Drejtoresha e fushatës së Shehajt, është drejtoreshë e rëndësishme në ministrinë e Ballukut. Zoti Shehaj, vëllai juaj vazhdon merr tendera në qeveri.

Të gjithë i ka futur në thes Edi Rama.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook