Barça më pranë titullit, ndaj Mallorca-s mjafton Olmo, Flick: Ndeshje fantastike (VIDEO)

Pa Levën dhe me disa titullarë në stol, Hansi Flick arrin të kryejë një rotacion të lehtë pa kosto, me Barçën e tij që “thyen” edhe Mallorca-n duke iu afruar gjithnjë e më shumë titullit në La Liga. Në fakt, rezultati 1-0 duket një gënjeshtër e madhe, në një kohë kur ekipi blaugrana kishte 79% kontrollin e topit, tentuan 40 herë portën, prej të cila 13 ishin në kuadrat.

Flick pati guximin të kënaqtë të gjithë në këtë sfidë, madje edhe dy “rebelët” Ferran Torres dhe Hector Fort, të dy zbritën në fushë si titullarë, së bashku me Ansu Fati, një tjetër i pakënaqur.

Sfida u zhvillua me një drejtim, por pa Lewandowski-n dhe Raphinha-n, Barcelona e kishte të vështirë të konkretizonte rastet e shumta. Portieri i Mallorca-s, Leo Roman, dukej i pakalueshëm, ishte edhe me fat si në goditjen e Gavi-t që u ndal në shtyllë.

Më në fund, pas shumë përpjekjeve, me fillimin e pjesës së dytë, Barcelona gjeti golin e avantazhit me Dani Olmo. Flick dhe ekipi i tij administroi me qetësi pjesën e mbetur të këtij takimi duke dalë me 3 pikë, një fitore që e kalon presionin te Real Madrid, me ekipin e Ancelottit që e sheh veten -7 pikë.

Në përfundim të ndeshjes, Flick u shfaq i kënaqur për këtë sukses, edhe pse në sytë e tij ekipi duhet të kishte shënuar më shumë: “Zhvilluam një ndeshje të mirë, krijuam shumë raste për gol, por fituam vetëm 1-0, e rëndësishme është që nuk pësuam. Portieri i tyre u tregua i zoti. Mendoj se bëmë më pak gabime në raport me ndeshjet e fundit, ishte një ndeshje fantastike”, u shpreh Flick.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dy të përditshmet spanjolle pranë ekipit blaugrana, Mundo Deportivo dhe Sport, e shohin këtë fitore si një tjetër hap të sigurt drejt titullit në La Liga.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook