Sot seancë në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Do të mbahet sot seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca e shkuar, më 16 prill, u shty pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook