Pas 34 vitesh Shehaj kthehet në bankën e shkollës: Nuk do t’i lëviz fëmijët nga shkolla, siç ndodhi me mua në 1991

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është rikthyer pas 34 vitesh në bankën e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Vlorë, ku ka qenë nxënës.

Duke folur për ndjesitë që i la kjo vizitë, Shehaj ka zbuluar vendimin e marrë për fëmijët e tij që të mos e ndryshojnë shkollën ku kanë nisur të mësojnë, pasi ai vetë e ka vuajtur largimin nga vendi si emigrant.

“Çfarë më ka munguar më shumë kur ika në 1991, që ikëm në Itali, ka qenë pikërisht shkolla. E për këtë arsye kam vendosur në jetë që fëmijët e mi nuk kam për ti lëvizur kurrë nga shkolla ku kanë filluar, sepse atë e kam vuajtur.

Unë isha në bankë të parafundit se në fillim ishin fëmijët e drejtorave, të anëtarëve të partisë e më pas vinin ata që ishin të përndjekurit. Që në shkollë ishte diferencimi.

Por kam kujtime shumë të bukura nga shkolla, të jashtëzakonshme”, shprehet Shehaj.

Agron Shehaj ka bashkëthemeluar Partinë Mundësia dhe në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit garon me numrin 10 në fletën e votimit.

Në fushatën e tij elektorale, Shehaj është fokusuar në takimet me qytetarët dhe bizneset, të cilave u ka premtuar se angazhimi i Partisë Mundësia është t’u heqë shqiptarëve shtetin nga kurrizi, përmes shkurtimit të taksave si dhe tkurrjes së administratës, që do të sjellë dhe kursim të 1 miliard eurove, me qëllim kthimin e këtyre parave në xhepat e qytetarëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook