Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar dy procedime penale për vepra që lidhen me krimet zgjedhore dhe cenimin e zgjedhjeve të lira.
Rasti i parë është rregjistruar regjistruar më 23 prill dhe lidhet me mungesën e vulës së ZAZ Dropull, çka është cilësuar si dëmtim me dashje i materialit zgjedhor.
Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me një kallëzim për kanosje ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, ku një shtetas pretendon se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale për opinionet e tij mbi një subjekt zgjedhor.
Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shpreh angazhimin për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit në këtë proces zgjedhor.
()