“Në vitin 2025 banorët akoma s’kanë ujë e drita”, Vokshi: Qeverisja e Ramës është hakmarrje ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për zonën e Vorës, Albana Vokshi, ka marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Vorë dhe Kashar, ku mbajti një fjalim të fortë kundër qeverisjes vendore dhe qendrore të mazhorancës.

Vokshi deklaroi se banorët e këtyre zonave janë të gatshëm për ndryshim, pasi sipas saj, ata nuk vuajnë nga mungesa e potencialit, por nga mungesa e drejtësisë dhe vizionit për zhvillim.

“Në një kohë kur qytetarët presin ende strehimin pas tërmetit, apartamentet shpërndahen në mënyrë të fshehtë dhe në rrethana të paqarta. Kjo është padrejtësi flagrante,” u shpreh Vokshi.

Ajo denoncoi rritjen e numrit të punonjësve në bashki, duke theksuar se nga 270 që ishin në fund të mandatit të PD-së, sot janë mbi 1,000 – jo për të shërbyer qytetarëve, por për qëllime patronazhimi dhe kontrolli politik.

“Jemi në vitin 2025 dhe banorët e Vorës ende nuk kanë ujë të pijshëm, energji të qëndrueshme dhe rrugë të asfaltuara. Investimet shkojnë vetëm në zonat që votojnë për PS-në, ndërsa aty ku mbështetet PD mbizotëron balta, errësira dhe harresa. Kjo nuk është qeverisje, por hakmarrje politike ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe,” deklaroi ajo.

Vokshi kritikoi ashpër edhe qëndrimet dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi për arrogancë dhe përçmim ndaj qytetarëve.

“Kryeministri tallet me gratë, fyen burrat që nuk e votojnë, përdor një gjuhë të shthurur dhe madje ofendon edhe personat me autizëm. Mos e besoni ndjesën e tij – çdo gjë është e llogaritur për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta të vendit,” tha Vokshi, duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë numrin 1 në fletën e votimit dhe “të ndëshkojnë me votë këtë njeri”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook