Kandidati i PS në qarkun e Tiranës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Blendi Gonxhja, e ka cilësuar të suksesshëm procesin e Rindërtimit pas tërmetit nisur në vitin 2020 nga qeveria.
Gonxhja tha se ndryshe nga pallatet e ndërtuara para tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërtimet e reja që po kryhen në kuadër të Rindërtimit, duan kohën e tyre derisa të jenë gati dhe 85 % e këtij procesi është mbyllur.
Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend që e ka përmbyllur Rindërtimin duke dhuruar banesa për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, në një kohë që Italia, vendi fqinj, nuk ka ecur me këto ritme në rastet e ngjashme të tërmetit që ka goditur atë.
Por sipas Gonxhes, në Shqipëri ky proces po bëhet vetëm nga mazhoranca, pasi mungon komunikimi me opozitën.
Blendi Gonxhja: Tek ne ka një problematikë sic është rindërtimi, janë 3 vite, pallatet duan kohë të ndërtohen dhe 85% e procesit ëhstë e mbyllur dhe janë numra që flasin për një sukses shumë të madh. Ne kemi Italinë, një vend i zhvilluar dhe nipi im në Itali u prek nga tërmeti. Ne jemi i vetmi që e kemi përmbyllur këtë proces me banesa falas, dhe deri në përfundimin e shtëpive janë mbështetur me bonus qiraje.
Ne duhet ta bëjmë vetëm këtë, sepse në skenën politike mungon një normalitet në komunikimin që bëhet në realitetin dhe na duket sikur jemi duke folur me vete. Ne nuk kemi një opozitë normale, objektive, dhe lidhet me cilësinë e opozitës.
()