Atentati me katër të plagosur në Lundër/ Autoritetet pranë zbulimit të autorëve? Gjenden sende personale në vendin ku ishin fshehur. Detaji që mund t’i “nxjerrë zbuluar”

Detaje të reja janë zbardhur nga hetuesit për sa i përket atentatit me 4 të plagosur në Lundër.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor kanë gjetur disa sende që dyshohet se i përkasin autorëve të atentatit. Këto sende janë gjetur në vendin ku policia dyshon se kanë pritur autorët dhe janë fshehur. Hetuesit kanë dyshime se gjatë momentit që janë fshehur, autorëve u kanë rënë dhe disa sende ku kanë prishur edhe një gardh metalik për t’u fshehur.

Grupi hetimor në këto sende ka zbuluar gjurmë të autorëve të dyshuar dhe material gjenetik të cilat janë dërguar në laborator për të përftuar profilin e ADN. Më pas do kryhen krahasimet genetike për të parë nëse do përdoret ndonjë provë e rëndësishme për të rënë në gjurmët e autorëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook