Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e Kompanisë Hill Internacional HV për të zbatuar urdhrin e prokurorit për sekuestrimin e dokumentave, në kuadër të një hetimit të SPAK për disa vepra penale, përfshirë dhe korrupsionin.
Bashkimi i operatorëve ekonomikë mes kompanisë Hill Internacional HV dhe Net Group e biznesmenit të arrestuar Valter Begaj kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës së drejtuar nga Belinda Balluku për mbikqyrjen e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Hetuesit kanë sekuestruar kontratën e bashkimit të këtyre dy kompanive dhe dokumentat që janë dorëzuar kur kanë marrë pjesë në tender dhe janë shpallur më pas fituese. Ka gjasë që hetuesit të rikthehen në zyrat e kompanisë me qëllim sekuestrimin e të tjera dokumentave që mund ti shërbejnë hetimit.
SPAK ka dyshime se këto dy kompani të bashkuara në një të vetme, për të marrë pjesë në tender janë favorizuar, kjo për faktin se Valter Begaj ka qenë ish-ortak me Evis Berberin ish kreun e ARRSH që ndodhet në qeli nëmn dyshimet për korruosion e pastrim parash.
Berberi një prej njerëzve më të besuar të Ballukut, akuzohet se favorizonte ish-ortakun e tij në tendera dhe kontrollonte në mënyrë indirekte një kompaninë DAM sh.p.k.
SPAK po vijon hetimet lidhur me tenderat për tunelin e Llogarasë.
()