Investigimi i Vetting/ Skandal në Përmet, pensionistët pa ushqim por letrat flasin për mish e ndihma. Kush po përfiton, zyrtarët e Bashkisë kyçin dyert dhe iu fshihen gazetarëve

Emisioni investigativ Vetting, News24

Në Bashkinë Përmet po ndodh një abuzim flagrant me fondet publike, që duhet të ishin përdorur për të ndihmuar njerëzit më të pambrojtur të shoqërisë – pensionistët. Sipas dokumenteve zyrtare dhe përgjigjeve të bashkisë, janë realizuar tendera për blerjen e mishit dhe produkteve ushqimore për trajtimin e pensionistëve në një ambient të përshtatur në godinën e ish-konviktit. Por realiteti është krejt tjetër.

Ne vizituam Përmetin dhe biseduam drejtpërdrejt me vetë pensionistët që, sipas bashkisë, duhet të ishin duke përfituar trajtim ushqimor falas. Ata pohuan se nuk kanë marrë kurrë asnjë ushqim, nuk janë trajtuar me mish apo ndihmë ushqimore, dhe se nuk janë në dijeni të asnjë shërbimi të tillë.

Atëherë lind pyetja: Ku kanë përfunduar fondet? Kush i ka marrë? Kush janë përfituesit e vërtetë të këtyre tenderave?

Përgjigjet zyrtare që jepen nga Bashkia bien ndesh me realitetin në terren. Kjo përbën një mashtrim të hapur ndaj qytetarëve dhe një shpërdorim të fondeve publike që duhen përdorur për mirëqenien e popullsisë në nevojë.

Kërkojmë nga institucionet përkatëse që të nisin menjëherë hetimet për këtë rast dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ata që kanë abuzuar me fonde publike. Ky nuk është thjesht një gabim administrativ – është një tradhti morale dhe ligjore ndaj të moshuarve që jetojnë me pak më shumë se një ndihmë minimale mujore.

Pensionistët nuk kanë nevojë për premtime boshe e letra zyrtare. Ata kanë nevojë për ndihmë konkrete, tani!

Shpopullimi i Shqipërisë po jep efektet e veta më të dukshme në bankat e shkollave dhe konviktet e braktisura në qytetet e vogla. Nxënësit janë gjithnjë e më pak, por fondet dhe tenderat vazhdojnë të qarkullojnë miliona, sikur asgjë të mos kishte ndryshuar.

Ekipi i emisionit Vetting udhëtoi drejt Përmetit — një qytet i vogël në juglindje të vendit, ku sot kanë mbetur kryesisht të moshuar dhe punonjës të administratës.

Në hyrje të qytetit të pret një shkëmb i madh, që sipas legjendës, i dha emrin qytetit. Thuhet se një hero i lashtësisë, i quajtur Përmet, zgjodhi të hidhej nga ai gur për të mos rënë i gjallë në duart e armiqve.

Por legjendat janë e vetmja gjë që nuk janë ndryshuar. Gjithçka tjetër duket se ka mbetur pezull në kohë.

U ndalëm te konvikti i qytetit. Një godinë e ndërtuar në kohën e monizmit, që nga ajo kohë nuk ka njohur asnjë rikonstruksion. Mobiliet e vjetra dhe muret e plasaritura të kujtojnë një jetë të kaluar – tashmë të harruar.

Megjithatë, për ta mbajtur në këmbë këtë godinë, janë shpenzuar miliona lekë. Në një përgjigje zyrtare që Bashkia i ka dhënë emisionit Vetting, thuhet se aktualisht aty qëndrojnë vetëm 4 nxënës, konkretisht tre djem dhe një vajzë. Madje në të shumtën e rasteve edhe tre djemtë që me letra janë banorë të konviktit në Përmet, më shumë qëndojnë në shtëpitë e tyre edhe pse larg qytetit, ku ata studiojnë.

Por se sa nxënës qëndrojnë realisht në këtë institucion? Nga verifikimi del që vetëm një nxënëse  qarkullon në këtë godinë dhe 7 punonjës të konviktit….

Në kamerën e fshehtë që gazetarët e Vetting realizuan u konstatua:

Gazetari: Sa veta ka? Se më mirë e çoj në hotel…

Punonjësja e konviktit: Jo, jo është një vajzë e 3 çuna. Ata 3 çunat nuk para vijnë. Po tani që u ngroh dhe koha shkojnë edhe në fshat. Kanë edhe të afërmit këtu…

Gazetari: Kanë dhe ushqimin besoj se është i mirë, pa problem, se kemi qenë në Gjirokastër ndaj…

Punonjësja e konviktit: 23 mijë lekë të vjetra…

Për këtë çështjë shkuam të interesoheshim në Bashkinë e Përmetit por kryetarja nuk ndodhej në zyrë. Ndërsa Sekretarja e Përgjithshme e kësaj Bashkie e gjendur në befasi nga prania e gazetarëve të “Vetting” më shumë u përpoq të shmangte dhënien e informacionit, duke mos lejuar të kalonin as pragun e derës së zyrës së saj, nga ana e gazetarëve. Ndërsa ka zgjedhur të debatojë në korrodorin e Bashkisë edhe pse ky insitucion është shteror dhe duhet të jetë transparent.

Debati

Gazetari: Sa nxënës ka në konvikte?

Sekretarja: Nuk mund të na bëni pyetjen në korridor!

Gazetari: Po mirë vazhdojmë tek zyra…

Sekretarja: Jo nuk është nevoja, ua kthejmë edhe zyrtarisht me shkresë.

Gazetari: Pse çfarë sekreti ka?

Sekretarja: Duhet ta them me shkresë, me firmë, me vulë. S’mund ta them kështu përballë mikrofonit dhe përballë…

Gazetari: Kur vjen kryetarja?

Sekretarja e Bashkisë nuk pranon të japë asnjë informacion për gazetarët e Vetting. Duke qenë që nuk morëm një përgjigje iu drejtuam me një kërkesë më shkrim për numrin real që frekuentonin konviktin. Në përgjigjen që morëm nga Bashkia, theksohet se konvikti nuk përdoret më nga nxënësit, por është kthyer në një strehë për të moshuarit dhe shtresat në nevojë. Një ndërtesë që dikur mbante gjallë jetën shkollore të qytetit, sot shërben si strehë e fundit për ata që nuk kanë më asnjë tjetër derë ku të trokasin.

“Për këtë arsye bazuar në marrëveshjen  nr. 72 datë 13.01.2025 lidhur mes Bashkisë Përmet dhe shërbimit social shtetëror e miratuar në Këshillin e Bashkisë Përmet me vendim nr. 10 datë 30.01.2025 ne kemi nisur tashmë hapjen e Qendrës për ofrimin e shërbimeve për të moshuarit  dhe shtresat në nevojë. Ky projekt ka për qëllim  ë ofrojë mbështetje për këtë kategori përmes  krijimit të hapësirës ku ata jo vetëm të përfitojnë një vakt ushqimor por edhe shërbime të tjera  sociale dhe mbështetje që përmirësojnë cilësinë e jesës së tyre”, shkruan në përgjigjen zyrtare kryetarja e Bashkisë Përmet.

Në dokumenta është një vendim shumë pozitiv por në realitet e vërteta është krejt e kundërta, në vëzhgimin që gazetarët e emisionit Vetting kanë kryer në këtë konvikt u vu re se nuk ka të moshuar që trajtohen me ushqime apo që strehoheshin.

Gazetarët e emisioni “Vetting”  kanë pyetur të moshuarit e qytetit të Përmetit dhe në deklaratat tyre zbulohet se konvikti nuk funksionin siç deklaron Bashkia, pra qendër për të moshuarit.

Gazetari: Këtu është qendër pleqsh apo…?

Punonjës: Këtu është kopësht.

Punonjësi: Po dhe konvikt. Për pleq jo.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook