Xhelal Mziu akuzohet se dhunoi një zyrtar lokal në Dibër! Berisha: Provokacion i ulët, pasi shohin realitetin dramatik. Ta dijë kryebixhozxhiu Klosi…

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat u pyet në lidhje me faktin që Xhelal Mziu akuzohet se ka dhunuar një zyrtar lokal në Dibër.

Berisha tha se Mziut iu ngrit një kurth dhe se u provokua në mënyrën më të ulët të mundshme. Sipas tij, kjo ndodh, sepse socialistët ndjejnë humbjen, teksa e quajti Blendi Klosin bixhozxhi.

Sali Berisha: Ky ishte provokacion i ulët i Blendi Klosit me militantët fanatikë socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut Dibër. Është kurth, pasi shohin situatën dramatike. Zoti Mziu u provokua. Ta dijë kryebixhozxhiu Klosi, e dinë gjithë çfarë ka lënë ai në bixhoz, që mos ta them unë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook