Një 62-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në ndërtimin e një pallati në fshatin Qerret në Kavajë.
Policia e Kavajës njofton se shkak i vdekjes ka qenë rrëzimi fatal nga një tra prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.
Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.
Në Komisariatin e policisë janë shoqëruar personat që kanë qenë prezent në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
()