Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ishte sot në takim me banorët në Shkodër, ku shpalosi një pjesë të programit të forcës politike që drejton, duke u shprehur se nuk do të dorëzohet deri në fund për të bërë ndryshimin.
“Jemi të lodhur nga politika e vjetër. Ne kemi një projekt afatgjatë. Nuk do të dorëzohemi, me durim duhet të ecim para. Ndryshimi është një proces, ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive.
Çdo ide në fillim duket e pabesueshme. E dëgjoni shpesh që thonë partitë e reja nuk ia dalin dot. Por nëse ne nuk bëhemi bashkë, duke besuar çdo ditë e shumë se ky regjim duhet shembur, atëherë do të vijë edhe dita jonë.
Nuk kam pranuar asnjë lloj pazari. Jemi një grup gjithnjë e më shumë i madh, sepse besojmë. Do të jetë e vështirë, i kemi të gjithë kundër, por forca jonë është pikërisht kontrasti. Jemi ndryshe dhe kjo i bezdis ata” – theksoi Shehaj.
()