“Në hyrje të Shkodrës nuk u ndjeva sikur shkoja në Kandahar”, Rama: Më vinte inat më parë sepse kisha edhe gjyshen nga ky qytet

Kreu i PS, Edi Rama, në takimin elektoral me gra dhe vajza në Shkodër, u shpreh se tani vjen në një qytet të ndryshuar, ku turistët kanë pushtuar qytetin dhe bubrrojnë gjithë natën.

“Sot, për herë të parë, pas shumë vitesh, në hyrje të Shkodrës nuk u ndjeva sikur shkoja në Kandahar, sot aty do të jetë një nga parqet më të bukura në vend.

Këtu humbja, më vinte plasja se edhe gjyshen e kisha nga Shkodra. Mbanin në krah një sekretar të Partisë së Punës, ndërsa sot jo vetëm ka shpresë Shkodra, por do ta transformojmë totalisht. Vjet për herë të parë Shkodra bubrronte edhe natën nga turistët.

Sot të gjitha akset e Shkodrës janë të ndërtuara ose janë në ndërtim e sipër. Horizonti është hapur për të gjithë qarkun. Shkodra ka qenë Europa e Shqipërisë, prandaj më 11 maj të marrë një vendim për historinë e vet” – theksoi Rama.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook