FOTOT/ Shqipëria dhe Kosova bashkë në Vatikan. Krerët e Komunitetet mesazh botës për unitetin dhe tolerancën fetare

Shqipëria dhe Kosova janë bërë bashkë në Vatikan për ti dhënë lamtumirën e fundit Papa Franceskut, i cili do të përcillet të shtunën në banesën e fundit.

Presidentët Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani, kanë kryer homazhe gjatë ditës së premte pranë trupit të Papa Franceskut, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni ku marrin pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.

Bashkë me ta ndodhen në Vatikan dhe krerët e lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri.

Mesazhi që përcjellin fotot e 4 krerëve të komuniteteve fetare së bashku, është bashkëjetesa fetare, toleranca, një vlerë që ruhet dhe respektohet ndër shekuj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook