Dyshohet se gjyshi ngacmoi mbesën, babai i së miturës: Arrestimi i padrejtë, ngjarja e stisur

Pasi Policia e Fierit arrestoi të shtunën një 55-vjeçar me dyshimet se kishte ngacmuar seksualisht mbesën e tij 5-vjeçare, ka reaguar babai i vajzës.

31-vjeçari Ageljano Gjata thotë se situata është stisur nga ish-bashkëjetuesja e tij, për t’i marrë kujdestarinë e vajzës, ndërsa pohon se nëna e ka braktisur të bijën që kur ishte foshnjë dhe 5-vjeçarja është rritur nga gjyshërit.

Banorët e fshatit Peshtan, ku jeton familja Gjata thonë se 55-vjeçari ka një sjellje korrekte, duke përmendur sakrificat që ka bërë për rritjen e mbesës.

55-vjecari Vladimir Gjata ndodhet në ambientet e komisariatit të Policisë Fier në pritje të seancës gjyqësore, për vlerësimin e masës së sigurisë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook