Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë pozitive për lojtarët që janë aktivizuar në Europë.

xhakomo vrioni

Faqja e njohur e statistikave “Sofa Score” ka bërë vlerësimet për legjionarët për këtë fundjavë në kontinentin e vjetër.

I pari në këtë renditje është sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, i cili është vlerësuar me notën 8,9, nga ku me skuadrën e tij Tirolin ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste për shokët e skuadrës në sfidën e fituar 4-2 ndaj Hartbergut.

I dyti është renditur, portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, i cili është vlerësuar me notën 8,00, ku kaq kryer ndërhyrje të mrekullueshme për Torinon ndaj Veronës.

I treti është klasifikuar, Jon Mersinaj, i cili vlerësohet me notën 7,5, ku ka kryer paraqitje mbresëlënëse me ekipin e tij Lokomotiv Zagreb ndaj Osijekut.

I katërti është renditur mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili është vlerësuar me notën 7,5, ku me fanellën e Empolit ndaj Salernitanës dhuroi asistin e golit të Patrik Kutrones.

I pesti është renditur, futbollisti i Shqipërisë, Odise Roshi, i cili vlerësohet me notën 7,5, ku ka realizuar gol për Bolusporin e tij në fitoren 1-2 ndaj Ankaragyçy.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE, “SOFA SCORE” –

280928837_395333719133754_7790930773701667159_n

– Arena e Lajmit


Loading…

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë, ja si vlerësohen legjionarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook