I mirënjohuri Arrigo Sacchi ka dalë hapur kundër atyre që kritikojnë trajnerin e Interit, Inzaghi.
“Simone është një trajner i madh që me kalimin e viteve dëshmoi se mund të rritet dhe të përmirësohet, me studim dhe punë të palodhur. Ai është në krye të tabelës së Serie A, është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, ndaj pse vlerësimi të mos jetë pozitiv?”.
“Duke parë 15 ditë pas, ai ishte një fenomen pasi mposhti Bayern Munichun në Gjermani, tani ai befas është bërë gomar? Shpërthimi ndaj një trajneri për dy humbje nuk është mënyra ime e të menduarit”.
“Është e mundur që janë bërë gabime, por të gabosh është njerëzore dhe askush nuk është i imunizuar nga kjo”, ka thënë Sacchi.