VIDEO/ Tirana shmang të keqen, siguron “Play Out”, Partizani në “Final Four”, verdiktet e Superiores

Emocione, spektakël dhe mbi të gjitha gola. Përfundon kampionati i rregullt i elitës së futbollit shqiptar.

Tirana mundi Dinamon 0-2 në Rrogozhinë, duke siguruar Pllej Aut. Laçi dhe Skënderbeu bien nga Kategoria, ndërsa në “Final Four” shkon Egnatia, Vllaznia, Dinamo e Partizani.

Sa i takon sfidës Dinamo-Tirana, bardheblutë e Shkëmbit u vendosën që në fillim në kërkom të golit, duke treguar dëshirë të madhe.

Për të ardhur te zhbllokimi i sfidës, gjithccka nis nga zhvillimi i një goditje këndi, me Rafael që i shpëtoi mbulimit të të gjithëve dhe gjeti rrjetën.

Me avantazhin në xhep Tirana shkoi në dhomat e zhveshjes, por gjërat nuk do të ishin të lehta në pjesën e dytë, me Loran që “flirtoi” me golin, me një goditje që shkoi fare pranë portës.

Goli që do i jepte qetësinë e duhur Tiranës do të vinte vetëm në fund me Zharmuni me penallti , e tani e vetmja gjë që u mbetet është të mendojnë për Play Out.

Sa i takon rezultateve të tjera, Partizani fitoi 2-0 ndaj Elbasanit duke lënë këta të fundit jashtë top-katërshes. Bylis shpëton sezonin duke fundosur Skënderbeun, ndërsa barazimi 1-1 ndaj Vllaznisë nuk i mjaftoi Laçit për të qëndruar në Superiore.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook