Vrasja e shqiptarit në Gjermani, nis gjyqi për bashkatdhetarin

Një vit pas të shtënave fatale në qendër të qytetit Rüsselsheim, autori i dyshuar ka bërë një rrëfim përpara Gjykatës Rajonale të Darmstadt. Në fillim të gjyqit, 41-vjeçari shqiptar pranoi se kishte qëlluar një bashkatdhetar, dyshohet se nga frika dhe çështje nderi. Burri u arrestua në Suedi një muaj pas krimit. Prokurori publik e akuzon për vrasje.

Sipas aktakuzës, burrat kishin debatuar për territoret e tyre të tregtimit të kokainës. Dy muaj para të shtënave, personi që u vra më vonë thuhet se i kishte prerë të pandehurit llapën e djathtë të veshit. Sipas prokurorit publik, i pandehuri këtë sulm fizik e ka konsideruar si shpifje.

Në ditën e krimit, i pandehuri dyshohet se i ka zënë pritë viktimës para një kafeneje dhe e ka qëlluar. Videot e vëzhgimit të paraqitura në gjykatë tregonin se viktima ndiqej dhe qëllohej nga një person i maskuar. I pandehuri ka deklaruar se është kërcënuar nga viktima. Pak para se t’i prisnin llaprën e veshit, ai u rrah nga burri dhe katër bashkëpunëtorët e tij. Ai e shpjegoi tregtinë e tij të drogës duke thënë se e financonte vetë konsumin e tij përmes shpërndarjes.

Mëngjesin e ditës kur ndodhi krimi, ai ka dashur të bisedojë me 45-vjeçarin. “Pasi ai u largua dhe vazhdoi të më shante dhe kërcënonte, unë vazhdova të gjuaja”, ka shpjeguar në gjykatë 41-vjeçari. Gjyqi do të vazhdojë më 6 maj.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook