Të mërkurën, Interi do të zbresë në fushë për të sfiduar Barcelonën, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Champions.
Ndërkohë, UEFA ka caktuar ekipin e arbitrave që do të drejtojnë takimin. Gjyqtar kryesor është caktuar arbitri francez Clement Turpin, i cili do të ndihmohet në VAR nga Brisard dhe Delajod.
Skuadra franceze e arbitrave plotësohet nga ndihmësit Danos dhe Pages, sakaq zyrtar i katërt do jetë Letexier.