Misioni Bamirës i Shën Jozefit në Fushë-Arrëz dhe kisha katolike e zonës festuan modestisht 30-vjetorin e themelimit në këtë zonë. Ka qenë prifti ktolik i zonës, frat Andreas Walterman dhe misionaret Gratias Ruf dhe Bernadette Ebenhov, të cilët që prej 1995 i dhënë gjallëri dhe plot investime të munguara kësaj zone, ku numërohen qindra banesa të ndërtuara, dhjetra studentë të arsimuar, qindra fëmijë të kuruar në spitalet më të mira të botës, investime në objekte arsimore e shëndetësore dhe një kontribut që statistikisht nuk mund t’i afrohet as ai shtetit në këtë zonë.
Në meshën solemne, me rastin e 30-vjetorit të shërbesës nga Misioni Bamirës, ipeshkvi i Sapës Imzot Simon Kulli falënderoi Frat Andreas Walterman, motër Gratias Ruf dhe gjithë misionaret e tjerë, që përpos kalvarit të vuajtjeve dhe mundimeve nuk u dorëzuan së ndihmuari banorët e zonës së varfër.
Më tej, qindra banorë të zonës dhe besimtarë të pranishëm në kishën “Shën Jozefi” të Fushë- Arrëzit u luten për jetëgjatësinë dhe misionin katolik që ka dhënë shumë për zonën e tyre.
Në përfundim të meshës solemne, Bashkia e Fushë-Arrëzit i akordoi titullin “Qytetar Nderi” kreut të kishës në këtë zonë frat Andreas Walterman, teksa u nderuan me mirënjohje edhe dy prifterinjtë e tjerë të këtij misioni, si dhe Motër Grtias Ruf.