Kreu i Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e News 24 tha se në fushatë, ky koalicion ka pasur edhe 2-3 incidente të vogla.
Lapaj u shpreh se të tilla incidente ndodhin e se ndoshta diçka e tillë është normale në fushatë elektorale. Ai tha se nuk mund të akuzojë dikënd që ka orkestruar të tilla incidente. Sipas Lapajt, policia i ka menaxhuar mirë incidentet.
Adriatik Lapaj: Kemi pasur 2-3 incidente të vogla. Nuk dua të mendoj që personat që kanë bërë sherre të vogla i ka futur ndokush, por mund të them që ngjarjet, Policia i ke menaxhuar mirë.
Kanë qenë 2-3 tentativa sherresh të vogla, që janë menaxhuar mirë nga strukturat e policisë. Jemi në fushatë, edhe ndodh, s’mund të akuzoj dikë.