“Nuk shkova në lamtumirën e Papës se do shkoja në Beograd të takoja djalin e Trump”, Rama: Turp, detyrojnë Trump Junior të mohojë çmendurinë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e PD se ai nuk ishte në funeralin e Papës, pasi pritej që të shkonte në Beograd për të takuar djalin e Presidentit Donald Trump.

Rama e  quan këtë një çmenduri, që detyron familjen e presidentit amerikan të dalë dhe ta mohojë.

“Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që e mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij, unë paskësha bërë një përpjekje për shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova për t’i dhënë lamtumirën Papës, po prita të shkojë në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe unë me vëllain tim Vuçiçin do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk ishte e mundur sepse kjo dështoi, sepse SHBA…Ok deri këtu ne i dimë.

Por kur sheh që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, realisht të vjen trup. Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë, vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve.

6 mln dollarë për të ardhur njëherë për të folur në dasmën e Lymit të Tytit vjen Latifi pa problem fare. Problemi është që pa ato 6 mln dollarët nuk e di njeri kush është Lymi” – u shpreh Rama gjatë fjalës që po mbante në Petrelë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook