Në emisionin Log. në News 24 u publikua dhe sondazhi i dytë i Notosondaggi. Sipas sondazhit të natës së sotme, PS udhëheq me 45.5 përqind të votave, ndjekur nga PD me 36 përqind.
Antonio Note, drejtuesi i Notosondaggi, në lidhje Skype në News24 tha se rezultatet janë fotografi e çastit e këtij momenti. Ai shpjegoi se rezultatet më 11 maj për çdo parti mund të ndryshojnë maksimumi me 3-4 përqind dhe se është e vështirë të ndodhë një revolucion.
Antonio Note: Sondazhi është fotografi e situatës së momentit. Ndryshime mund të ndodhin, por nuk mund të kemi revolucion, pra rezultati nuk mund të ndryshojë dot drastikisht. Për dy javë, maksimumi rezultati ndryshon me 3 deri në 4 përqind. Unë kam ndjekur zgjedhje, ku nuk ka ndryshuar asgjë, por ka dhe zgjedhje, kur partitë kanë rikuperuar dhe 5 përqind.
()