Champions League, Arteta: Shans i madh për ne, ka entuziazëm në ekip

Tekniku i Arsenalit, Arteta iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj PSG (Champions League, gjysmëfinale).

“Është një mundësi e jashtëzakonshme. Ne jemi këtu për t’i bërë njerëzit të lumtur”.

Ne e dimë situatën e Mikel (Merino) dhe Benit (White), për fat të keq humbëm Thomas (Partey). Ben dhe Mikel ishin në gjendje të stërviteshin, le të shohim nëse do të mund të startojnë nesër. Calafiori nuk ishte në gjendje të stërvitej”.

“Po, e ndjejmë entuziazmin, është diçka unike. Plot energji, mezi presim të luajmë. Sidomos me rrethanat e këtij sezoni dhe si kemi kapërcyer kaq shumë vështirësi dhe sfida, si një nga katër skuadrat më të mira në Evropë, por ne duam një histori më të bukur”.

A mundet që kjo të jetë nata më e mirë ndonjëherë? “Po, mendoj se po, pasi e kam jetuar gjithë këtë, edhe si lojtar”, ka pranuar Arteta. “Shpresojmë se do të jetë edhe më mirë. Ne po ndërtojmë përvojat që kemi pasur së bashku kohët e fundit. Arsenali favorit? Duke parë historinë, unë do të thoja jo, sepse nuk e kemi bërë kurrë”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook