Reali “shkund” Barçën, por Flick ka vetëm një dilemë përpara Inter, beson te suksesi Laporta: Mund t’i fitojmë të gjithë trofetë

“Tripleta” për Inter nga një ëndërr u kthye shpejt në një iluzion, por diskutimi është ndryshe kur bëhet fjalë për Barçën, me ekipin e Hansi Flick që është në garë me kohë të plotë për të fituar të gjithë trofetë. Pas triumfuan në “El Clasico” përballë rivalit të përjetshëm, Real Madrid, ekipi blaugrana duhet të bëjë llogaritë me një tjetër pengesë shumë të fortë, Inter, ku në valle është një nga objektivat më të rëndësishëm, Champions League.

Pikërisht sfida kundër Realit ka lënë një gjurmë të madhe në radhët e Barcelonës, 120 minuta në “El Clasico” janë shumë. Pas festës, trajneri Flick duhet të bëjë llogaritë me mungesën e Robert Lewandowski-t, por mbi të gjitha me lodhjen që kanë shfaqur disa nga titullarët, mes tyre sa për të përmendur, Raphinha dhe Pedri, të dy zhvilluan 100 minuta.

Pavarësisht këtij fakti, të dy janë të paprekshëm në sytë e Flick. Pedri dhe De Jong pritet do të jetë dy lojtarët që Flick do t’i besojë çelësat e mesfushës, ndërsa Gavi do të jetë një opsion nga bankina. Dilema e vetme është Fermin apo Dani Olmo nga minuta e parë. Nuk preket faza ofensive, me Limine Yamal dhe Raphinha do të mbështesin sulmuesin kryesor, Ferran Torres.

I bindur në forcën e këtij ekipi, pavarësisht lodhjes së madhe nga post Real u shfaq presidenti Laporta: “Jemi totalisht të fokusuar te Champions League, kemi lojtarë të rinj dhe të përgatitur mirë. Tani kemi sërish ndjesinë dhe ambicien për të fituar çdo kompeticion”, u shpreh Laporta, i cili ndër të tjera i thuri elozhe trajnerit Flick duke sqaruar se ideja e klubit është të vijojë sa më gjatë bashkëpunimin me teknikun gjerman.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook