Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj përmes video-mesazhi.
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ndërsa shprehet se Kuvendi i Shqipërisë mirëpret fjalën e presidentit Zelensky, duke shtuar: “Ne jemi me Ukrainën”.
Statusi:
Në datë 3 Maj Kuvendi i Shqipërisë mirëpret fjalën e Presidentit të Republikës së Ukrainës Volodymyr Zelenskyy drejtuar popullit shqiptar.
Ne jemi me Ukrahinën!
Arena e Lajmit