Berisha takon Mitsotakis në Kongresin e PPE, konfirmohet marrëdhënia e qëndrueshme mes PD e të djathtës evropiane

Kreu i PD, Sali Berisha është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në punimet e  Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) që po zhvillohet në Valencia, Spanjë.

Momenti është shoqëruar me një atmosferë të ngrohtë dhe respekti të ndërsjellë, ku Mitsotakis dëgjohet teksa i uron Berishës “urimet më të mira”.

Ky gjest vjen në një moment vendimtar për opozitën shqiptare, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit, ku Partia Demokratike, synon të rikthejë frymën e shpresës dhe të përfaqësimit të qytetarëve në pushtetin vendor.

Takimi mes dy liderëve konfirmon marrëdhëniet e qëndrueshme mes PD-së dhe së djathtës europiane, ku Berisha mbetet një figurë e respektuar. Pjesëmarrja e tij në kongres shihet si një hap për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të PD-së.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook