Trupi i dekompozuar në Kolonjë/ Policia: Është vrarë! Prindërit nisen nga Amerika: Ishte i papunë, por… (DETAJE)

800 450 9b3cd11f 7afb 4332 8989 E34ca64a179c 400x225 1

Gazetarja Lorena Kodra në një lidhje live për News24 ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Kolonjë, ku trupi i 29-vjeçarit Sherif Mukaj të denoncuar të zhdukur, u gjet nga disa barinj të zonës në malin e Gramozit.

Duke ju referuar burimeve nga policia, reporterja bën me dije se janë marrë dëshmitë e familjarëve të viktimës, për të cilin uniformat blu kanë konstatuar se ka mbetur i vrarë nga një goditje me armë zjarri.

“Edhe pse trupi i viktimës është dekompozuar në vendngjarje u gjetën mjaftueshëm prova që i përkasin këtij personi.  Deri tani sipas burimeve janë shoqëruar mbi 20 persona dhe policia po heton në disa pista. Në drejtorinë  e policisë së Korçës është paraqitur daja i viktimës që ka dhënë dëshmi por edhe familjarë të tjerë. Komunikuam me dajën e viktimës dhe ata nuk kanë dashur të prononcohen për mediat. Po sipas burimeve daja i viktimës është njohur fillimisht me ngjarjen, me provat dhe më pas ka dëshmuar”, tha ajo.

Në dëshmitë e mëhershme, babai i tij ka thënë për News24 se Mukaj është larguar nga shtëpia më 1 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa denoncimi është bërë më 10 nëntor.

“Ata kanë dëshmuar se djali është larguar nga shtëpia pa kartën e identitetit dhe telefonin e tij smart-phone. Por ai ka pasur një telefon Nokia dhe çelsat e shtëpisë, që kanë bërë të mundur edhe identifikimin e tij. Prindërit e viktimës janë nisur nga Amerika drejt Shqipërisë dhe do të tërheqin mbetjet kockore. Babai i viktimës ka përmendur faktin se djali i tij nuk ka pasur konflikte të hershme apo konflikte me banorë të zonës. Edhe pse ishte i papunë ai kishte mjaftueshëm të ardhura që i vinin nga prindërit prej SHBA-ve”, njofton reporterja Kodra.

Trupi i dekompozuar në Kolonjë/ Policia: Është vrarë! Prindërit nisen nga Amerika: Ishte i papunë, por… (DETAJE)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook