“Krushq të sjellë me 15 autobusë nga Tirana”, Bardhi publikon videon dhe ironizon mitingun e PS në Roskovec: Kjo mund t’i ndodhë vetëm Belinda Ballukut

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka publikuar një video teksa tregon autobusë të mbushur me njerëz të ardhur nga Tirana për takimin e sotëm elektoral të PS në Roskovec.

Bardhi ironizon Ramën dhe Ballukun, duke i quajtur kruq personat që vijnë nga kryeqyteti për të mbushur takimet elektorale në qytete të vogla.

Postimi i Gazment Bardhit:

“Të shkosh për takim elektoral në Roskovec, Fier apo Patos me krushq të sjellë me 15 autobusë nga Tirana, kjo mund t’i ndodh vetëm Edi Ramës dhe Belinda Ballukut!

Gënjeni veten edhe 12 ditë, se që jeni të mbaruar e ka marrë vesh gjithë Shqipëria! Në 11 Maj qytetarët e kanë ndarë mendjen, votojnë nr.1.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook