Në emisionin Log. në News 24 u zhvillua një debat mes kandidatit për deputet të PD-së në Tiranë Belind Këlliçi dhe analistit Fitim Zekthi për kontratën e lobimit të Partisë Demokratike 6 milionë dollarë në SHBA.
Këlliçi tha se paratë janë të patriotëve dhe se PD nuk është iniciatore. Ndërsa, Zekthi vlerësoi se kontrata është ekstremisht e shtrenjtë.
Fitim Zekthi: Kontrata është 6 milionë euro për dy vite. Nuk kam gjë me kontratën e lobimit, mund të jetë kontratë legale e njerëzve të ndershëm. Unë kam këtë shqetësim, PD ka bërë një kontratë….
Belind Këlliçi: PD nuk është iniciatore, por janë para të patriotëve shqiptarë…Kam letra, dokumente.
Fitim Zekthi: Çfarë fakti? Erdhën dhe i thanë PD-së që të bëni këtë kontratë. PD e dëshiron këtë gjë, besoj. Ju e thatë vetë që PD do që të çojë shqetësime tek ndërkombëtarët.
Belind Këlliçi: Ta marrin vesh realitetin në Shqipëri të huajt.
Fitim Zekthi: Parimisht s’kam gjë me lobimet, kur bëhen për gjëra të mira. 6 milionë dollarë për dy vite është vlerë jashtëzakonisht e lartë. Kontrata është ekstremisht e shtrenjtë. Këtë e ka bërë Arabia Saudite, shteti pra. Unë s’jam njeri i qeverisë. As ti nga vijnë paratë.
Belind Këlliçi: E dinë ata patriotë që kanë dhënë paratë.
Fitim Zekthi: Patriotët shqiptarë dhe për tërmetin mblodhën 700 mijë USD, tek shifra ka një problem.