Iu bë atentat në Tiranë/ “Nga banesa tek vendi i shpërthimit”, lëvizjet e fundit të Aleksandër Sadikaj pak para krimit

33

27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj iu bë atentat në Tiranë. Sadikaj humbi dy gjymtyrët dhe më pas humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marrë.

Ndërkohë kanë dalë në drita detaje të reja të këtij atentati. “Prokuroria e Tiranës së bashku me Policinë e Shtetit në një grup të përbashkët hetimore, po kryejnë hetim intensive me shpresën për të hedhur dritë. Sipas dosjes hetimore rezulton se Aleksandër Sadikaj ka dalë nga banesa e tij në lagjen Sauk i Vjetër, nga rruga Sulo Klosi, orën 13:20, banesën e kishte me qira. Ka udhëtuar me automjet dhe kur ka mbërritur tek rrethrrotullimi i Teg ka ndodhur shpërthimi”. Në orën 13:25 minuta ka ndodhur shpërthimi”., raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Gjithashtu gazetarja Lala ka zbuluar për Balkan Web lëvizjet e tij të fundit.

“Rezulton se në datën 8 dhe 9 i riu ka udhëtuar në drejtim të Tepelenës ku kishte një fermë luksoze dhe ka qëndruar në mbrëmje në datën 8 dhe në datën 9 ka mbërritur në kryeqytet ku është vendosur në banesën e tij”, tha ajo.

Iu bë atentat në Tiranë/ “Nga banesa tek vendi i shpërthimit”, lëvizjet e fundit të Aleksandër Sadikaj pak para krimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook