“Kampionatin do ta fitojë më i miri”, Marota: Ju tregoj të vërtetën me Perisiç

Bepe Marota ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj jave pas polemikave që shkaktuan deklaratat e ndërsjella me Ivan Perisiçin mbi rinovimin.

Marota

“Duam të vazhdojmë me të, e zgjidhim në fund të sezonit”, ishte fjalia e drejtuesit, së cilës kroati iu përgjigj se “nuk ishte trajtuar si duhet një lojtar i madh si ai”. Mbrëmjen e djeshme ishte përsëri administratori i deleguar që u ndal për të folur për çështjen e mesfushorit.

“Në fund të sezonit do të zgjidhim çdo gjë të ngelur pezull mbi këtë çështje. Do të ulemi në tavolinë për të biseduar, por patjetër që vullneti është të vazhdojmë përpara”, u shpreh drejtuesi, që pati një koment edhe për ecurinë e kampionatit. “Ka qenë një kampionat emocionues, që nuk ndodhte prej vitesh të kishte këtë konkurrencë deri në fund dhe kjo i bën mirë kampionatit italian. Ne bëmë rrugën tonë, pastaj nëse të tjerët do të jenë më të mirë se ne, do të jenë. Pikë”, përfundoi Marota.

Arena e Lajmit

 


Loading…

“Kampionatin do ta fitojë më i miri”, Marota: Ju tregoj të vërtetën me Perisiç

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook