“Ikja e parakohshme një lajm i hidhur”, Kryemadhi: Bujar Nishani ishte qytetari i shtetit që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore

Nishani

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Me anë të një postimi në Facebook, zonja Kryemadhi u shpreh se mendimet janë me bashkëshorten e Nishanit, Odetën dhe familjarët e tij.

“Ngushëllime familjes Nishani!
Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!”, ka shkruar Kryemadhi.

 

“Ikja e parakohshme një lajm i hidhur”, Kryemadhi: Bujar Nishani ishte qytetari i shtetit që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook