“Me ndershmëri e kapim Europën”, Ndreca karikon Kukësin: Fitorja dhe goli për tifozët

Edison Ndreca bëhet shpëtimtari i Kukësit me atë gol të realizuar në fund, duke i dhënë tri pikë mjaft të rëndësishme skuadrës në luftën për një vend në Europë, pikërisht në Ligën e Konferencës.

Ndreca

Në një intervistë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, autori i katër golave në këtë sezon pohon se goli dhe fitorja shkon për tifozët, të cilët i kanë qëndruar pranë edhe në këtë periudhë të vështirë. Mbrojtësi pranon edhe krizën e dy muajve të fundit, por beson shumë në arritjen e objektivit dhe është i bindur se deri në fund do të luhet ndershëm.

Shënuat një gol në fund dhe i dhatë tri pikët Kukësit. Si ndiheni?

Normalisht ndihem i lumtur, sepse ishte një gol që vlen tri pikë, një rezultat që mungonte prej dy muajsh për ekipin tonë. Më vjen mirë për fitoren dhe shpresoj t’i shërbej ekipit deri në fund për të arritur objektivat.

Festuat si “i çmendur”, sa e rëndësishme ishte kjo fitore për ekipin?

Festova ashtu, sepse edhe tifozët e kanë kërkuar këtë fitore prej kohësh. Ne e kishim detyrim edhe për ta dhe në fund ia arritëm t’i gëzonim. Ky gol dhe kjo fitore shkon për ta.

Çfarë ka ndodhur me skuadrën këtë periudhë, ku nuk ka marrë dot rezultatet e pritshme?

Ka qenë një periudhë e vështirë për ekipin, ku patëm një ngërç që zgjati shumë. Megjithatë, gjej rastin t’i falënderoj tifozët dhe presidentin që nuk e humbën besimin te ne dhe në fund shpresoj t’ua shpërblejmë me arritjen e objektivave.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi. Sa shanse i jepni Kukësit për Europën?

Ne do të besojmë dhe do të luftojmë deri në minutën e fundit për ta arritur këtë synim. Shpresoj shumë që do t’ia dalim.

Keni besim se do të luhet ndershëm deri në fund dhe rivalët të ndalen, në mënyrë që edhe Kukësi të arrijë objektivat?

Mendoj se deri tani është luajtur ndershëm dhe kam besim se kështu do të jetë deri në fund. Të jem i sinqertë as nuk i mendoj këto gjëra.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

“Me ndershmëri e kapim Europën”, Ndreca karikon Kukësin: Fitorja dhe goli për tifozët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook