“Do takoheshim për drekë”, e dashura zbardh bisedën e fundit me Aleksandër Sadikajn: Lajmin e tritolit e mora vesh nga…

Aleksander Sadikaj

“Do takoheshim për drekë”. Kështu ka deklaruar para grupit hetimor bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikajt, makina e të cilit u hodh në erë në afërsi të Saukut, dhe për pasojë ai humbi jetën në spital.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore ku është edhe dëshmia e vajzës, e cila për gati 3 vite bashkëjetonte me 27-vjeçarin. Ajo tha se lajmin për vendosjen e tritolit e mori vesh nga menaxheri i lokalit të Sadikajt.

“Vajza doli për në punë në orën 08:30, ndërsa Aleksandri ishte në gjumë. Ai është zgjuar në orën 10:09 dhe i ka thënë që meqë deklaruesja do vonohej ai di të dilte dhe do takoheshin për drekë. Kjo bisedë është bërë në orën 11:00. Aleksandri nuk ndihej i frikësuar. Rreth orës 14:15 e ka telefonuar shoku i Aleksit dhe e ka pyetur se ku është Aleksi se kishte parë një lajm. Më pas ka telefonuar menaxherin e lokalit dhe e ka pyetur nëse Aleksi ishte aty. Ai i kishte thënë se nuk dinte gjë. Pas këmbënguljes së deklarueses ai i ka thënë se është djegur një makinë te Tegu, por nuk e dinte nëse ishte ai. Deklaruesja shprehet se është nisur drejt vendngjarjes, por ka pasur shumë trafik. Më pas ka folur me kunatin e Aleksit dhe ai i kishte thënë që ishte në spital dhe nuk ishte mirë. Kështu që kishte shkuar në spital”, thuhet në dëshminë e vajzës.

“Do takoheshim për drekë”, e dashura zbardh bisedën e fundit me Aleksandër Sadikajn: Lajmin e tritolit e mora vesh nga…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook