VIDEO/ “Ishte i lumtur, bizneset po i ecnin mirë”, dëshmia e bashkëjetueses së 27-vjeçarit që u hodh në erë në makinë: Rrinte më shumë te lokali që kishte te Komuna e Parisit

Shperthimi Me Tritol Aleksander Sadikaj

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me jetën e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili mbeti i vrarë pasi mjeti i tij u hodh në erë pas një shpërthimi me eksploziv. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen hetimore ku jepet dëshmia e të dashurës së viktimës, i cili ishte me origjinë nga Berati, por prej vitesh jetonte në Memaliaj.

Shtetasja me inicialet I.K., pohoi se jetonte me Sadikajn prej 3 vitesh.

“Aleksandri zakonisht rrinte në tiranë ku ka një bar kafe në zonën e Komunës së Parisit, por shkonte dhe në Memaliaj se kishte një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri të cilat i përdor për turistë. Ai shkonte çdo javë në Memaliaj pasi interesohej në lidhje me fermën. Në dijeninë e saj ajo nuk ka vënë re ndonjë gjë të dyshimtë kohët e fundit dhe as ndonjë shqetësim te Aleksi. Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit pasi dhe bizneset po i ecnin mirë. Me sa dijeni ka ajo shprehet se Aleksandri nuk ka pasur probleme me askënd, kurse për fisin nuk ka dijeni.”, thuhet në dëshminë e vajzës në dosjen hetimore.

Arena e Lajmit

VIDEO/ “Ishte i lumtur, bizneset po i ecnin mirë”, dëshmia e bashkëjetueses së 27-vjeçarit që u hodh në erë në makinë: Rrinte më shumë te lokali që kishte te Komuna e Parisit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook